BE financon ndërtimin e objektit të FSHMN-së 

Kërkesa të cilën zëshëm disa herë e shprehën me protesta do t’iu bëhet realitet.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore do të bëhen me objekt të ri që do të ndërtohet afër Fakultetit Teknik.

Tashmë gati është edhe projekti për të që u prezantua nga UNOPS dhe do të financohet nga Bashkimi Evropian.

Kjo pritet të përmirësojë edhe cilësinë e studimeve, që do të ndikojë jo vetëm te ky drejtim.

Plani i publikuar gëzoi studentët që shpresojnë se do t’iu sjellë edhe më shumë kolegë në të ardhmen.

Ndërtimi i objektit pritet të fillojë brenda dy muajve të ardhshëm dhe të kryhet më 2024.

Go to TOP