Gjykata ruse mund t’i dënojë me 20 vite burg britanikët që i kapën duke luftuar në Ukrainë

Sipas një videoje të shpërndarë nga mediat shtetërore ruse, dy burra britanikë të cilët u kapen nga forcat ruse duke luftuar përkrah ushtarëve ukrainas, përballen me 20 vite burg.

Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, të cilët shërbyen për ushtrinë ukrainase, u kapën gjatë muajit prill përderisa ishin duke luftuar në qytetin e Mariupolit.

Britanikët u paraqitën në gjykatën separatiste të Republikës Popullore së Donetskut. Aslin 28 vjeçar dhe Pinner 48 vjeçar, thuhet se kanë pranuar akuzat mbi “ushtrimet për të kryer aktivitete terroriste”.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale gjatë së mërkurës, nga Ria Novosti një agjenci e lajmeve shtetërore ruse, shihet përkthyesi duke e pyetur Aslin se nëse ai do e pranonte fajësinë mbi krimin, pyetje ndaj të cilës Aiden u përgjigj me “Po”.

Akuza parashikon dënim me rreth 15 deri në 20 vite burgim, me kufizim të lirisë me afat 1 deri në 2 vite e ose edhe me burgim të përjetshëm.

Videoja shfaqte dy britanikët në bankën e të akuzuarve në gjykatën supreme të territorit pro rus të ulur afër një personi të tretë, emri i të cilit raportohet të jetë Saaudun Brahim, një maroken i cili u kap bashkë me të dy britanikët.


Go to TOP