FOTO/ Jennifer Lopez shfaqet më e ‘nxehtë’ se kurrë 

Jennifer Lopez është një nga personalitetet e muzikës botërore që është dalluar gjithmonë për energjinë e saj në skenë.

Këngëtarja komentohet shpeshherë edhe për linjat e saj “perfekte”. 52- vjeçarja gëzon një fizik të shëndetshëm me forma të rrumbullakosura. Sigurisht me një trup si të sajin nuk do të kishte kuptim mos të pozoje me rroba banjo.

Image

Autorja e hitit “On the floor” së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa foto, ku pozon buzë pishinës së saj në një palë bikini të zeza të thjeshta. Sipër bikini-ve, JLo mban veshur edhe një pelerinë deri në fund të këmbëve me detaje lulesh nga mbrapa dhe një palë sandale me pak takë. Ka mjaftuar fiziku i saj i mrekullueshëm që këto foto të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Ky është vetëm fillimi i një vere të “nxehtë” ka paralajmëruar këngëtarja e njohur.

“Gjendja verore është aktivizuar,”-shkruan Lopez poshtë postimit.

https://www.instagram.com/p/CeO2Xq6FF2C/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Go to TOP