VOA sjell dokumentarin “Roli i një Ushtari”

Sergei Loiko, një gazetar i “Los Angeles Times”, në një konferencë shtypi më 2013 e pyeti Presidentin rus Vladimir Putin nëse është i mundur dërgimi i trupave të Rusisë në Ukrainë.

Presidenti Putin u përgjigj duke thënë, se ideja ishte krejtësisht e pakuptimtë. Nëntë vite më vonë, zoti Loiko, shtetas rus dhe banor për shumë vite i Amerikës, pa sulmin rus kundër Ukrainës dhe vendosi t’i bashkohet ushtrisë ukrainase.

Në llogore, ai takohet me qytetarë ukrainas si mjekë, mësues, biznesmen, aktorë, që kanë kanë hequr dorë nga jeta e kaluar për të mbrojtur vendin e tyre.

Go to TOP