Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, të dyja pësojnë humbje

Bayern Munich pas u shpall kampion javë më parë, sot pësoi humbje nga Mainz, ndërsa edhe Borussia Dortmund u mposht nga Bochum.

Dilema e titullit të kampionit u mbyll javën e shkuar në Bundesliga, kur bavarezët tri javë para fundit u konfirmuan si kampion.

Sot në kuadër të javës së 32-të, Bayern Munich luante si mysafir i Mainz ku pësoi humbje me rezultat 3-1.

Golat për vendasit i shënuan Jonathan Burkardt, Moussa Niakhate dhe Leandro Barreiro Martins.

Golin e vetëm për Bayernin e shënoi Roberto Leëandoëski.

Në anën tjetër Borussia Dortmund ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Bochum me rezultat 4-3.

Goal! Erling Haaland (Dortmund) wins the battle of wills and sends an unstoppable penalty past Manuel Riemann into the bottom left corner.

Erling Haaland ishte në fortë të lartë dhe shënoi het-trik në këtë takim, por kjo nuk i mjaftoi Borussias.

Në anën tjetër për Bochumin shënuan Sebastian Polter, Gerrit Holtmann, Jurgen Locadia dhe Milos Pantovic.

Bayern Munich ka deri më tani 75 pikë, ndërsa Borussia Dortmund mbetet e dyta me 63 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore
Go to TOP