Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Ines Demiri merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Izraeli

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri ka marrë pjesë në ceremoninë përpkujtimore të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Izrael.

Demiri bëri të ditur në Facebook se me ftesë të MPJ-së së Izraelit, ajo ishte bashkë me korin diplomatik izraelit tek monumenti kushtuar diplomatëve hebrenj që shpëtuan gjatë Holokaustit.

“Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, sot, në Jerusalem, së bashku me përfaqësuesit e korit diplomatik në Izrael, mora pjesë në ceremoninë përpkujtimore të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Izrael, në MPJ të Izraelit, gjegjësisht tek monumenti kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenj gjatë Holokaustit dhe që janë shpërblyer “Fisnikë Mes Kombeve” nga Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit – “Yad Vashem””, ka shkruar ajo.

Demiri tregoi se gjatë ceremonisë, një i mbijetuar i Holokaustit ndau me të pranishmit përvojat nga ajo periudhë e errët në historinë e njerëzimit.

“Ngjarja u përmbyll me një konferencë për gazetarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, të mbajtur nga Kryeministri Alternativ dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Yair Lapid, dhe Kryepeshkopi z. Thomas Paul Schirrmacher, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Ungjillore Botërore”, ka shkruar Demiri në Facebook.

Sot dhe nesër shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit në Shtetin e Izraelit.


Go to TOP