Vijojnë zgjedhjet për kryetar degësh në Partinë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi sot se zgjedhjet për kryetar në pesë degët e PD po vijojnë normalisht e pa probleme.
Sipas njoftimit, interesi i anëtarësisë është i madh duke krijuar shpeshherë edhe fluks në qendrat e votimit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi po ashtu se sot ishin planifikuar zgjedhjet për kryetar të PD, dega Bulqizë.
Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë dhe Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD, dega Bulqizë. /tvklan.al/
