Florent Muslija shënon supergol në fitoren e Paderbornit
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, po e vazhdon të shkëlqejë në këtë edicion në Bundesliga 2.
Muslija ka shënuar gol në fitoren që skuadra e tij, Paderborn e realizoi të dielën kundër Hannoverit, me rezultat bindës, 3:0, në kuadër të javës së 31-të.
Ai realizoi pas depërtimit nga brendësia e zonës në minutën e 17-të për t’i çuar shifrat në 2:0.
Ky ishte goli i gjashtë për futbollistin dardan në këtë edicion, teksa ka bërë edhe dy asistime.
Kjo fitore e rendit Paderbornin në pozitën e shtatë, me 47 pikë.
Just a fantastic goal against your old club
— SC Paderborn 07 – English (Unofficial) (@SCPaderbornEN) April 24, 2022
Florent Muslija #SCP07 #SCPH96 pic.twitter.com/FN4MMGst8X
