Kompania e Lazim Destanit vazhdon traditën: Familjeve në nevojë ndihmë për festën e Bajramit të Madh
Kompania e afaristit të njohur shqiptar Ecolog, Lazim Destani, ka vendosur që edhe gjatë festës së Bajramit të Madh tu del në ndihmë familjeve në nevojë.
Në një postim ai shfaqi gëzimin që biznesi i tyre familjar u jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë duke u dalë në ndihmë familjeve sociale. Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë.
“Ky ekip ka bërë gati mijëra kuponë me vlerë, për qindra familje dhe tashmë ua ka dorëzuar zarfet personave përgjegjës për dërgimin e tyre te familjet në këtë qytet si dhe në komunat rurale përreth”, shkruan ai.
Me këtë rast ai falënderoi të gjithë rrjetin e atyre që u angazhuan për shpërndarjen, ndërsa uroj ky donacion të ketë sjellë ngrohtësi dhe gëzim në shtëpitë e këtyre familjeve. /Kosova.info/
