Luboteni siguron finalen e madhe të playoffit
Luboteni, si nikoqir, ka mposhtur Ferizajn edhe në përballjen e dytë gjysmëfinale, që u zhvillua të shtunën mbrëma në Ferizaj.
Vendësit treguan paraqitje impresive edhe në takimin e dytë, duke triumfuar me rezultat të njëjtë, si në të parin, 3-0.
Pavarësisht rezultatit bindës në sete, Ferizaj luftoi shumë në secilin set, derisa diferenca më e madhe në pikë ishte në setin e parë – katër pikë. Setet tjera u mbyllën me tre respektivisht tre pikë diferencë mes dy ekipeve.
Sidoqoftë, Luboteni tash ndeshet me Pejën në finalen e madhe të playoffit, spektakli i së cilës fillon të mërkurën ose enjten.
Ditën e hënë caktohet termini i ndeshjes së parë finale. /Kosova.info/
