Sërish protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka bërë të ditur se nesër, duke filluar nga ora 11:30 do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Të indinjuar me neglizhencën dhe injorimin nga ana e Qeverisë së Kosovës përkundër premtimeve të bëra, protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës si dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punëtorët tanë”, thuhet në reagimin e lotarisë. 

Tutje thuhet se, kërkojmë praninë dhe ndihmën tuaj në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve tanë, të cilët për një kohë të gjatë, afro tri viteve, gjenden në gjendje të renduar ekonomike dhe sociale. /Kosova.info/

Go to TOP