Burra ukrainas (dhe një qen) rrezikojnë jetën e tyre për të larguar eksplozivët nga fusha e betejës, derisa pushtimi rus i Ukrainës hyn në një fazë të re.
1Ushtarët ukrainas mbajnë një predhë të pashpërthyer afër Motizhinit – një fshat në perëndim të Kievit, më 10 prill.2Një ushtar merr me kujdes një bombë me municion thërrmues në Motizhin, më 10 prill. Bombat thërrmuese janë të dizajnuara në atë mënyrë që të shpërndahen në një zonë më të madhe. Më shumë se 100 vende kanë nënshkruar një traktat që ndalon përdorimin e tyre, por Ukraina dhe Rusia nuk janë nënshkruese. 3Një ushtar mban njërën prej disa predhave të pashpërthyera pranë Motizhinit, më 10 prill. Agjencia e Emergjencave e Ukrainës ka paralajmëruar civilët për “shumë” eksplozivë – potencialisht vdekjeprurës – që fshihen në zonat e çliruara së voni nga pushtimi rus.4Predha pranë një tanku rus në periferi të Kievit, më 5 prill. Autoritetet ukrainase u kanë kërkuar civilëve që të mos ndezin zjarr në zona, si dhe t’i paralajmërojnë fëmijët “pothuajse çdo ditë” që të mos kapin me duar objekte të panjohura.5Ushtarët largojnë një bombë të pashpërthyer FAB-500, pas një sulmi ajror në Harkiv.6Një bombë e fotografuar në një apartament në qytetin verior të Çernihivit.7Një ushtar ukrainas në Kiev mban në duar një granatë.8Një anëtar i një ekipi ukrainas për asgjësimin e mjeteve shpërthyese mban një qen të quajtur Patron, pranë Çernihivit. Qeni është i trajnuar për të nuhatur pajisje shpërthyese.9Një specialist i eksplozivëve nxjerr nga toka një pjesë të një rakete, në veri të Harkivit, më 24 mars.10Ushtarët duke u përpjekur për të çaktivizuar një mitraloz, pranë Motizhinit, më 10 prill.11Një raketë Tochka e pashpërthyer pranë Kramatorskut, më 9 mars.12Një grua duke kaluar pranë bishtit të një rakete Smerch në rajonin e Harkivit, më 7 prill. Disa nga raketat e përdorura nga forcat ruse u ndanë në dy pjesë gjatë fluturimit.