Ligji për Mobilizim

Shkruan: Afrim VESELI

Kanë kaluar 3 vite kur Kosova përmes ndryshimeve me ligj, i dha mandat ligjor FSK, për mbrojtje të territorit dhe sovranitetit të vendit.

Partitë politike që ishin në pushtet e sidomos kjo që është tani, fare as që merret me një analizë të situatës ushtarake në rajon dhe në botë. Dhe çka është për tu habitur, as që merr mundin të formojë një këshill konslutativ me kuadrot ushtarake që ka Kosova, dhe e tëra në koordinim me mikun strategjik ShBA. Injorancë deri në pakufi, e kjo në situate të një dite D, atdheut mund ti kushtojë.

Para një kohe, ish Komandanti i TMK dhe ish Ministri i Mbrojtjes, Gjenerali Agim Çeku, aq bukur ka dhënë shpjegimin për hapat që duhet të merren, dhe si duket fare as që është marrë parasysh nga MM dhe Qeveria jonë. Gjeneral Çeku, është një strateg ushtarak, dhe është një prej ushtarakëve më të mirë edhe në regjion.

Shihet se nuk ka as iniciativë as nga Ministria e Mbrojtjes, që të iniciohet hartimi i ligjit për Mobilizim, krejt një vetë kënaqësi me disa aktivitete të rëndomta në paqe, që tek e fundja edhe ato janë të përgatitura nga partnerët strategjik të Kosovës ShBA, Britania e Madhe, Turqia dhe Gjermania dhe disa vende tjera të NATO-së

As nuk din e as nuk pyesin ata që din. Vetëm krekosje. Kjo e karakterizon situatën momentale në fushën e mbrojtjes në Kosovë. Andaj themi, shyqyr që janë amerikanët këtu. E Ne ???

FSK momentalisht ka tri regjimente luftarake, por si total Kosova ka pak mbi 3000 pjesëtar. Ky numër kaq i vogël, në një përballje sado të vogël, në rast të eskalimit të situatës së sigurisë te Ne edhe në rajon, këta lere që nuk mjaftojnë, por qëndrueshmëria e tyre operacionale mund të llogaritet me ditë.

Çdo shtet normal e din se në rast të një agresioni eventual në territor dhe sovranitet të tij, sipas vlerësimeve, kanë ligjin për mobilizim, dhe mobilizimi nga popullata shkon sipas nevojave për mbrojtje.

Por ligji për mobilizim, nuk përfshin vetëm mobilizimin e faktorit njeri, por mobilizim komplet të kapaciteteve kombëtare ekonomike dhe resurset e tjera të nevojshme për mbrojtje.

Me vjen habi kur shpesh shoh deklarime nga nivele të ndryshme, që deklarohen për gatishmëri, që dëshirojë të jetë ashtu siç deklarohen. Me foto të publikuara në facebook nuk mbrohet territori i Kosovës e as sovraniteti.

Andaj, apelojë që Qeveria e Kosovës të iniciojë hartimin e ligjit për mobilizim, dhe në aftë kohor sa më të shpejtë dhe të procedohet në Kuvendin e Kosovës për aprovim.

Po ashtu, urgjentë Këshilli i Sigurisë Kombëtare, të fillon procedurat për plotësim ndryshimin e Planit të Reagimit Kombëtar.

Disa ministrave ju rekomandoje dalje më pak në facebok, e më shume punë në heshtje, sepse mund të na vijë një ditë që mund të përballemi me armiqtë që mezi presin të gllabërojnë atdheun tonë. NATO e mbron Kosovën, por edhe Kosova-FSK do te jete aty ku do te duhej së bashku me ta.

Go to TOP