Will Smith përjashtohet nga Oscars për një dekadë

Will Smith është përjashtuar nga Akademia e Oscars dhe çdo ngjarje tjetër e tyre për 10 vjetët e ardhshme.

Ky vendim vjen pas një takimi me bordin e guvernatorëve të Akademisë për të vendosur fatin e aktorit pasi ai goditi Chris Rock në Oscars më 27 mars, shkruan The Independent.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi në fillim të kësaj jave se do të merrte një vendim në takimin e saj vjetor në mënyrë që të diskutonte sanksionet për Smith.

Vendimi parasheh ndalimin e Smith për një dekadë në çdo ngjarje të Akademisë, personalisht dhe virtualisht.

Ndalimi është “përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”, sipas Jesse Rodriguez, Zëvendës President i Editorial & Rezervimit për MSNBC.

Pesë ditë pas shuplakës, Smith dërgoi një dorëheqje zyrtare në Akademinë, duke e hequr atë nga anëtarësimi në organin e çmimeve Oscars.

Dorëheqja e Smith u pranua, por presidenti i AMPAS, David Rubin komentoi: “Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër zotit Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë.”

Go to TOP