Nobelisti rus sulmohet në një tren rus

Dmitry Muratov ka kritikuar publikisht luftën e presidentit Vladimir Putin kundër Ukrainës.Fituesi rus i Çmimit Nobel për Paqen Dmitry Muratov u sulmua në një tren nga një autor i panjohur që e mbuloi me bojë të kuqe, njoftoi Muratov. Gazeta liberale  Novaja Gazeta ka publikuar një foto të kryeredaktorit të saj ku shihet se fytyra, pjesa e sipërme e trupit dhe krahët e tij janë të mbuluara me ngjyrë  vaji të kuqe.

Sytë më digjen tmerrësisht”, ka shkruar Muratov në Twitter. Muratov (60) ishte në trenin Moskë-Samara kur u sulmua nga një burrë. Ai bërtiti: “Muratov, kjo është për djemtë tanë”, vazhdoi gazetari. “Po përpiqem ta laj vetë”, tha Muratov./KI

Go to TOP