Politikës i nevojiten jo politikan ligjërues të teorive të demokracisë, por praktikues dhe zbatues të demokracisë
Shkruan: Ejup BERIShA
Ne kemi politikan të zgjedhur në mënyrë demokratike të cilët zbatojnë autokraci e disa prej tyre dhe diktaturë por të njëjtët tërë kohës të thonë se janë demokrat. Vet zbatimi i zgjedhjeve nuk garanton se njerëzit të cilët do të zgjedhën nëpër poste politikë se të njëjtë edhe do të sillen në mënyrë demokratike apo dhe do të jenë demokrat.
Për të qenë një politikan demokrat nuk mjafton vetëm se të vet-quhet apo të cilësohet formalisht si i tillë por i njëjti edhe duhet faktikisht të veproj në mënyrë demokratike. Pra demokracia duhet të jetë më shumë fakt sesa teori. Ne kemi më shumë demokraci formale kjo nuk na mungon e ajo që na mungon më së shumti ja një kohë të gjatë është demokracia faktike. Është lehtë të mbash ligjërata për demokraci këtë mund ta bëjë gjithkush që ka njohuri, dije, aftësi teorike dhe oratorike. Më vështirë është të zbatohen fenomenet politike në jetën reale në praktikë i tillë është rasti edhe me demokracinë. Politikanëve zgjedhja e tyre ne poste politike përmes zgjedhjeve u shërben si arsyetim për veprimet dhe aktet e tyre të cilat shumë shpesh janë gjithçka por jo edhe demokratike, ato shumë shpesh janë edhe autokratike dhe diktatoriale por të miratuara dhe të zbatuara nga politikan të zgjedhur në mënyrë demokratike të njëjtat përherë mundohen të prezantohen si demokratike. Pra të njëjtat edhe kur nuk e plotësojnë asnjë kriter dhe standard demokratik por përsëris për faktin që politikanët zgjidhen në mënyrë demokratike këta mundohen ti cilësojnë edhe aktet por dhe veprimet e tyre jo të drejta dhe të papranueshme si tejet demokratike. Të mundohesh në mënyrë autokratike të sjellësh vendime dhe ti zbatosh gjithmonë ato me imponim e shumë shpesh edhe përmes përdorimit të forcës dhe dhunës gjithnjë duke mos i pasur parasysh disponimin nevojat dhe kërkesat reale dhe të domosdoshme të qytetarëve është zbatim par-ekselence i autokracisë e jo i demokracisë. Kjo e fundit e parapëlqen dialogun e vazhdueshëm me qëllim që të sillen dhe zbatohen vendimet më të pranueshme dhe më të mirat e mundshme të cilat do të jenë në interes dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve e jo në interes dhe në të mirën e një pakice të tyre ku bëjnë pjesë edhe vetë politikanët. Prandaj duhet pasur kujdes se cili profil i njerëzve dhe çfarë karakteri kanë individët të cilët zgjedhën në politikë. Ata mund të thonë tërë kohës dhe të premtojnë pa ndërpre pa u zgjedhur se janë dhe do të jenë demokrat. Por problemi më i madh i tyre është pasi të zgjedhën nëpër postet politike. Kështu pas kësaj ata fillojnë të veprojnë ndryshe nga ajo që e kanë premtuar jo me demokraci por me autokraci. Pra me kalimin e kohës kur politikanët po bëjnë stazh më të gjatë në politikë po zbulohet personaliteti dhe po kristalizohet karakteri i tyre i vërtetë. Prandaj qytetarët duhet pasur kujdes kur zgjedhin politikan sepse ne sot nuk kemi problem me demokracinë formale por me demokratët formalist që një gjë deklarojnë në opinion por krejtësisht diçka tjetër zbatojnë dhe veprojnë në praktikë. Përsëris zgjidhet që duhet ti ofrojnë politikanët e zgjedhur në politikë duhet të jenë praktike e jo vetëm së teorike. Me to duhet të jenë të kënaqur shumica e qytetarëve të cilët jetojnë në një shtet dhe në një shoqëri por këta paraprakisht duhet të zgjedhin demokrat praktikues dhe zbatues e jo autokrat mos zbatues bile edhe mashtrues.
