Raketa ruse përfundon në kuzhinën e një shtëpie në Kharkiv, fatmirësisht nuk shpërthen
Propaganda ruse pretendon se ushtria ruse ka për objektiv shkatërrimin e bazave ushtarake në Ukrainë.
Por pamjet amatore brenda një shtëpie e thonë krejt të kundërtën.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet raketa gjigante ruse që ka rënë brenda kuzhinës së një shtëpie në Kharkiv, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

Ajo dukej pothuajse e padëmtuar dhe mungon vetëm një lëvizje më e vogël e pakujdesshme, që ajo të aktivizohet dhe të hedhë në erë të gjithë që janë përreth saj.
