Sa nga forcat ajrore të Ukrainës janë ende operacionale?

Raketat ruse kanë sulmuar një fabrikë riparimi avionësh në Lviv, në Ukrainën perëndimore.

Kjo është bërë e ditur nga forcat ajrore të Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Lviv tha se raketat ruse kishin sulmuar zonën pranë aeroportit, duke goditur një ndërtesë të fabrikës së riparimit të avionëve, por jo vetë aeroportin.

Ai njoftoi se fabrika kishte pushuar së punuari dhe askush nuk u lëndua, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Forcat ajrore të Ukrainës janë goditur rëndë nga pushtimi rus, ndërsa humbjet ushtarake janë të vështira për t’u llogaritur, Pentagoni ka thënë se pak më shumë se gjysma e avionëve luftarakë të Ukrainës janë ende operacionale në krahasim me totalin e paraluftës.

Go to TOP