Paralajmëron Ukraina: Putin nuk do të ndalet, do të pushtojë edhe shtete tjera evropiane

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe do të vazhdojë të pushtojë vendet e tjera evropiane.

Kështu ka paralajmëruar një deputete ukrainase,  e cila këtë situatë, e krahason me një tjetër zhvillim historik, shkruan Sky News.

Lesia Vasylenko e krahasoi situatën aktuale me atë kur Hitleri sulmoi Poloninë në 1939.

“Njerëzit në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar ishin ulur gjithashtu dhe thoshin ‘kjo ka të bëjë me ata dhe jo për ne, është shumë larg”

“Ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Në thelb këtu është saktësisht e njëjta gjë”.

“Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. Gazetarët e tij të përkëdhelur po flasin për të shkuar më tej dhe për të krijuar një zhurmë të madhe në Evropë”, tha tutje ajo.

“Qëllimi i Putinit është të ndërtojë një perandori ruse më të madhe se çdo gjë që bota ka parë më parë”.

Udhëheqësit perëndimorë deri më tani kanë refuzuar të ndërhyjnë për të vënë trupat në kontakt të drejtpërdrejtë me forcat ruse, duke argumentuar se kjo do të rezultonte në një luftë të gjithanshme midis Rusisë dhe Perëndimit.


Go to TOP