Rasti i Gylenistëve, shtyhet seanca për shkak të grevës së administratës

Për shkak të grevës së administratës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar seanca e paraparë për të premten ndaj ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Driton Gashi, ish-drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Valon Krasniqi, si dhe drejtorit të DMH-së në kuadër të Policisë Kufitare, Rrahman Sylejmani.

Të njëjtit po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Sylejmani akuzohet edhe për privim të kundërligjshëm nga liria.

Gjykatësja Violeta Namani njoftoi se seanca e së premtes shtyhet për shkak të grevës, kurse ato të radhës pritet të mbahen më 30 mars, 5 dhe 10 maj 2022.

Go to TOP