Genta Ismajli realizon fotosesion të ri me familjen e saj, shkëlqen përkrah partnerit dhe binjakëve
Në janar të këtij viti, këngëtarja Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë.
Këngëtarja nga Gjilani solli në jetë binjakët, një djalë dhe një vajzë emrat e të cilëve janë Ive Blue dhe Icon.
Teksa, kohë më parë zbuloi portretin e tyre për herë të parë, Genta edhe së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri dhe të mrekullueshëm.
Foto: Genta Ismajli/Instagram
Ajo shihet pranë partnerit të saj, Huseyin Usta, ndërsa të mbajnë në duar dy fëmijët e tyre.
“Familja”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e fotove, në të cilat pranoi komente të shumta nga ana e fansave.
