SHBA-ja bashkë me NATO-n pritet ta armatosë fort Ukrainën, këto janë armët që do t’ia dërgojë

James Ernest Sciutto i cili është prezantues amerikan i lajmeve dhe ish-zyrtar I qeverisë bëri të ditur se SHBA dhe NATO po dërgojnë sisteme raketash tokë-ajër në Ukrainë.

Sciutto, përmes një postimi në rrjetin social në Twitter tha se këtë informacion ai e ka siguruar nga një zyrat i lartë amerikan.

Më tutje, Sciutto, i cili është edhe korrespodenti kryesor i sigurisë kombëtare për CNN, tregoi se këto sisteme që po i dërgohen Ukrainën përfshijnë sisteme të mbrojtjes ajrore të lëvizshmë SA-8, SA-10, SA-12 dhe SA-14, të cilat janë me rreze veprimi më të lartë se Stingers.

Lexoni postimin e plotë:

E re: SHBA dhe aleatët e NATO-s po dërgojnë disa sisteme raketash tokë-ajër në Ukrainë. Një zyrtar i lartë amerikan më thotë se këto sisteme përfshijnë sisteme të mbrojtjes ajrore të lëvizshme SA-8, SA-10, SA-12 dhe SA-14 të epokës sovjetike, me rreze veprimi më të lartë se Stingers, duke dhënë aftësinë për të goditur raketa lundrimi.

https://twitter.com/jimsciutto/status/1504067534684921862?s=20&t=tiEs2kwTTCBxLnJad-ahsA

Go to TOP