Vdes shtatzëna dhe foshnja, fotografia qarkulloi botën pas të shtënave në Mariupol
Një grua shtatzënë e cila shihet në fotot duke ikur nga bombardimet në Mariupol, ka ndërruar jetë bashkë me foshnjën e saj, raporton Guardian.
Fotot e një gruaje të shtrirë në një bartëse ndërsa punonjësit e ambulancës dhe shpëtimtarët e transportojnë atë nëpër rrënoja, kanë udhëtuar botën.
Gruaja u transferua me urgjencë në një spital tjetër, ku mjekët bënë gjithçka për ta mbajtur në jetë. AP shkruan se kur e kuptoi se do të humbiste foshnjën, u bërtiti atyre: “Më vrisni tani!”
Mjekët e sollën foshnjën në botë me prerje cezariane, por ajo nuk dha shenja jete, tha kirurgu Timur Marin, transmeton Guardian.
“Më shumë se 30 minuta reanimim i nënës nuk dha rezultat”, tha ai të shtunën. “Të dy kanë ndërruar jetë”, shtoi ai.
Në kaosin pas sulmit ajror të mërkurën, mjekët nuk kanë pasur kohë të mësojnë emrin e gruas para se burri dhe babai i saj të vinin për t’ia marrë trupin, raporton AP.
“Të paktën dikush erdhi për të, kështu që ajo nuk përfundoi në varre masive që po gërmohen për numrin në rritje të të vdekurve në Mariupol”, përfundon AP.
