Nën kërcënimin e armës e rrahin dhe i grabisin para një personi në Mitrovicë

Një person ka njoftuar policinë se është rrahur nga dy persona tjetër në fshatin Zhabar të Mitrovicës, dhe se të njëjtit i kanë grabitur para.

Sipas policisë e gjithë kjo kishte ndodhur nën kërcënimin e armës dhe duke e goditur me grushta viktimën, ia kanë grabitur 150 euro para të gatshme dhe një pako cigare.

Sipas policisë të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe ky rast po vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy të dyshuar të pa njohur nën kërcënimin e armës dhe duke e goditur  me grushta mashkullin  kosovar, kanë grabitur 150 euro para të gatshme dhe disa pako me cigare. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP