Lutsk dhe Dnipro në Ukrainë sulmohen për herë të parë – raportohet për një të vdekur – pamje që tregojnë shkallën e shkatërrimit

Ka pasur raportime për shpërthime në qytete në anë të tjera të Ukrainës në orët e fundit.

Televizionet dhe mediat ukrainase po raportojnë për shpërthime në Lutsk në veri-perëndim, si dhe në Dnipro – një qytet në brendësi të vendosur në lumin Dnieper dhe një bastion i madh në Ukrainën qendrore-lindore.

Siç raportojnë mediat e huaja, asnjë prej këtyre qyteteve nuk ka parë granatime të drejtpërdrejta më parë.

Sirenat e sulmit ajror kishin filluar të binin në disa qytete të Ukrainës në orët para shpërthimeve.

Ndërkohë kryebashkiaku i Lutsk ka konfirmuar se shpërthimet ndodhën pranë aeroportit të qytetit.

“Të gjithë në strehë!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook ku gjithashtu u ka kërkuar banorëve vendas që të mos publikojnë asnjë foto, adresë apo koordinatë.

https://twitter.com/HromadskeUA/status/1502154864402391041?s=20&t=z8oS5jjZZLNwwiL9GwWv3A

Kanali ICTV i Ukrainës citoi raporte se një fabrikë pranë aeroportit ishte aktualisht në flakë.

Në Dnipro, tre shpërthime u raportuan nga mediat ukrainase, ku një me sa duket goditi një fabrikë këpucësh.

Sipas raportimeve, dy shpërthimet e tjera ishin pranë një kopshti fëmijësh dhe një pallati me shumë apartamente.

Ndërkohë janë publikuar imazhe dhe pamje që tregojnë shkallën e shkatërrimit ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të shuar zjarret e furishme mes rrënojave të goditjes.

Të paktën një person është raportuar i vdekur në Dnipro deri më tani, sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës. 

Go to TOP