Sulmet e Rusisë lëvizin drejt Ukrainës perëndimore, shpërthime raportohen edhe në Ivano-Frankivsk
Ka pasur raportime për bombardime në një qytet tjetër në Ukrainën perëndimore.
Mediat lokale raportojnë shpërthime në qytetin Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim, shkruan BBC.
Siç është raportuar më herët, edhe Lutsk – në veri-perëndim – gjithashtu pa sulme me raketa këtë mëngjes.

Sipas BBC, qytetet në perëndim më parë nuk ishin shënjestruar nga Rusia.
Ndryshe, shumë civilë vazhdojnë të ikin në drejtim të perëndimit të Ukrainës, në vende si Lviv, në kërkim të një vendi më të sigurt.
