“Lukashenko është i çmendur! Flinte me automatik”, eksperti Karamuço bën publike faktet tronditëse dhe zbulon qëllimin e tij të frikshëm: Ai është butoni i vërtetë i kuq i Putinit!

Profesori i Kriminologjisë pranë fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, Ervin Karamuço, zbërtheu sot sjelljen e Putin, Zelensky-t dhe Lukashenkos me gjuhën e trupit.

I ftuar në emisionin “Wake Up”, duke folur fillimisht për Lukashekon, Karamuço u shpreh se “ai është i çmendur”. Sipas tij, ai flinte me automatik pasi thoshte se do vinin ato të NATO-s.

Profesori shton se Lukashenko është butoni i vërtetë i Putin dhe se duan që të krijojnë një korridor që lidh Bjellorusinë me Kaliningradin, që është midis Polonisë dhe shteteve të tjera evropiane.

“Lukashenko është i çmendur. Mjeku i tij psikiatër është larguar në vitin 2000 urgjent nga Bjellorusia sepse kishte kartelë. I tha kam pasur kartelën tënde. Ai bëri publike faktin që në 1982 ky e la ushtrinë, ose më mirë u përjashtua nga ushtria sepse pati probleme të rënda të çrregullimeve paranoide. Ky flinte me automatik gjumë se thoshte do vijnë ato të NATO-s. Ne flasim gjithmonë me burime, jo me 1 por me 2-3 burime mbi biografinë, që janë shumë të rëndësishëm për ne, sepse është një gjë shumë serioze. Profesorët nuk flasin kot asnjëherë. Dhe ky program e ka identifikuar me kohë Lukashenkon për shkak të problemeve të tij, të kartelës së tij psikiatrike, si një person me çrregullime të mëdha. Çrregullimi paranoid shoqërohet me një sëmundje mendore, kjo mund të jetë ose bipolare ose skizofreni, forma nga më të ndryshmet.

Por çfarë ndodh në raport me Putin? Ky është butoni i vërtetë i Putin. Do ju them një fakt mjaft interesant gjeo-politik. Nuk është ai butoni i kuq që thonë shumë veta, butoni i vërtetë është Lukashenko. Pse? Sepse përveçse është i nënshtruar për shkak të paranojës, është kokëfortë, i ka të gjitha, domethënë është një ish-kryetar koperative në biografinë e tij, i ka propozuar Putinit së fundmi që të krijojë atë që quhet suvalki, korridor.

Çfarë është korridori suvalki? Është një korridor që lidh Bjellorusinë me Kaliningradin, që është midis Polonisë dhe shteteve të tjera evropiane. Por duke krijuar këtë korridor, duke e marrë de facto si pushtim, ndërpret rrugët e kalimit të tre vendeve baltike. E prandaj ka një përqendrim shumë të madh të forcave të NATO-s në atë zonë, sepse e dinë që ky është një mendje e çmendur që edhe mund të bëjë këtë”, zbulon Karamuço.


Go to TOP