Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e dhjetë. Më poshtë, mund të lexoni disa prej zhvillimeve kryesore të ditës së sotme:

  • Në orët e para të së shtunës u raportua se helikopterët rusë kanë sulmuar qytetin e Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja.
  • Autoritet enë Ukrainë njoftuan se mbi 66 mijë e 200 burra ukrainas janë kthyer për të luftuar në Ukrainë.
  • Rusia dhe Ukraina u pajtuan për një armëpushim të përkohshëm, në mënyrë që qytetarët të evakuohen nga dy qytete ukrainase.
  • Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, tha të shtunën më 5 mars se deri në 9 mijë qytetarë ukrainas mund të largohen nëse armëpushimi qëndron.
  • Zyrtarë të Ukrainës i bën thirrje Rusisë që të mos e keqpërdor armëpushimin.
  • Evakuimi i qytetarëve nga Mariupoli fillojë në orët e paradites, mirëpo u shty për shkak se siç njoftuan zyrtarët ukrainas, forcat ruse kanë vazhduar granatimet në këtë rajon.
  • Sipas të dhënave nga shteti polak, afër 800 mijë refugjatë ukrainas të ikur nga lufta që ka filluar më 24 shkurt, kanë arritur në Poloni.

Go to TOP