Dy gra kryeministre, Finlanda dhe Suedia njoftojnë për forcim të bashkëpunimit pas kërcënimit rus

Suedia dhe Finlanda, shtete që nuk janë anëtare të NATO-s, kanë njoftuar se do të forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, e bëri njoftimin sot në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson, raporton Reuters.

Para disa ditësh, Rusia kërcënoi Finlandën dhe Suedinë që nëse ia mësyjnë anëtarësimit në NATO do të kenë pasoja ushtarake.

Go to TOP