Ukrainasi hip mbi tankun rus në lëvizje dhe valëvit flamurin e Ukrainës
Ushtria ruse ka hyrë në qytetin Kherson të Ukrainës por është pritur me protesta nga banorët e qytetit.
Një video-incizim të cilin e ka publikuar këshilltarja e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska, shihet një banor teksa hip mbi tankun rus në lëvizje dhe valëvit flamurin e Ukrainës.
“Ushtria ruse ka hyrë në Kherson, por diçka shkoi keq. Ukrainasit guximtarë hipin mbi tanket e tyre me flamuj të Ukrainës”, ka shkruar ajo.
