Reagon ShSKUK: Gjatë vitit 2021 janë realizuar 33 mijë e 666 operacione

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsej 33 mijë e 666 operacione që përbën rreth shtatë mijë operacione më pak se në vitin 2019.

Sipas njoftimit, krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7 mijë e 500 operacione më shumë në vitin 2021.

Ky reagim vjen pas debateve të shumta të bëra sot gjatë Komisionit për Shëndetësi.

“Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me dy valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoj numër të konsiderueshëm të intervenimeve kirurgjikale”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emergjente dhe rastet me sëmundje të rënda (tumoret) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë”, vijon njoftimi.


Go to TOP