BBC pezullon licencimin e përmbajtjes së tij në Rusi
Shtëpia mediatike britanike, BBC, njoftoi se do të ndalojë dhënien e licencave për përmbajtjen e saj në Rusi.
Kjo do të thotë se BBC nuk do t’u shesë asnjë program të ri transmetuesve rusë.
BBC po ashtu u ka dërguar një kërkesë zyrtare klientëve, që të ndalojnë transmetimin e disa episodeve të serialeve, për të cilat tashmë ka dhënë licencë.
Seritë që do të preken, përfshijnë versionin rus të spektakleve të kërcimit: “Strictly Come Dancing” dhe “Dancing with the Stars”.
“Ne kemi vendosur t’i pezullojmë shitjet e reja për klientët rusë, sepse besojmë se nuk është e përshtatshme të bëjmë biznes me ta në këtë moment”, tha BBC.
