Granatimet rrisin ankthin në lindje të Ukrainës

Ushtarët e Qeverisë ukrainase në periferi të qytetit lindor, Horlivka, thonë se po bombardohen gjithnjë e më shumë nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, dhe urdhëroi vendosjen e trupave ruse në ato territore.

Vendet perëndimore e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si shkelje të integritetit territorial të Ukrainës. Pavarësisht granatimeve, forcat ukrainase pranë Horlivkës thonë se nuk do të provokohen./REL/


Go to TOP