ShBA-ja e vendos sanksionin e parë ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur sanksionin e parë të vendosur ndaj Rusisë.

Ai, në konferencën e jashtëzakonshme, ka thënë se kanë vendosur sanksione për borxhin sovran.

Biden thotë se kjo do të thotë se ka shkëputje të qeverisë ruse nga financat perëndimore.

“Nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi,” thotë Biden.

Ai thotë se ShBA do të vazhdojë të “përshkallëzojë sanksionet” nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë veprimet e saj në Ukrainë, shkruan BBC.

Tutje, Biden ka bërë të ditur se kanë vendosur sanksione edhe kundër dy bankave, VEB dhe Banka Ushtarake Ruse, kështu do të shkëputen pjesë të ekonomisë ruse nga sistemet financiare ndërkombëtare.

Biden i ashpër ndaj Putinit: Rusia do paguajë çmim edhe më të lartë nëse vazhdon agresionin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka paralajmëruar se Rusia do të paguajë çmim edhe më të lartë nëse vazhdon agresionin, duke përfshirë sanksione më të forta.

Kështu ka bërë të ditur ai, në adresimin e tij të sotëm pas zhvillimeve që ndodhën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tutje ai ka thënë se ShBA, do të punojnë me Gjermaninë për të siguruar që gazsjellësi Nord Stream 2 ‘’të mos funksionojë tutje’’.

Biden: Rusia e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me njohjen e dy rajoneve ukrainase

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se Rusia e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të Ukrainës lindore.

“Çfarë i jep Putinit të drejtën për të shpallur të ashtuquajturat vende të reja në territorin që u përket fqinjëve të tij? Kjo është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Biden në konferencën e sotme për media.

Ai deklaroi se Putin në formë të të çuditshme ka pretenduar se këto dy rajone nuk janë më pjesë e Ukrainës.

“Rusia po gërmon pjesë të Ukrainës dhe pohoi se këto rajone shtrihen edhe më thellë”.

Biden thotë se nuk e ka ndërmend të luftojë me Rusin, por zotohet se do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Ai shton se nuk kanë nevojë për të dergjur gjak nëse Rusia e ka ndërmend të fillojë një luftë, kjo duke iu referuar raporteve se Rusia kishte grumbulluar furnizime gjaku pranë kufirit me Ukrainën, shkruan BBC.

Go to TOP