Aksidentohet ish-banori i “Big Brother Albania”

Ish-banori i “Big Brother Albania 2”, Bjordi Mezini është aksidentuar mbrëmjen e djeshme.

Burime nga policia për “News 31” kanë konfirmuar se regjisori ishte në gjendje të dehur dhe nuk kishte patentë.

Po ashtu, sipas tyre Mezini është arrestuar dhe aktualisht është në gjendje të mirë.

Bjordi nga aksidenti ka pësuar vetëm lëndime të lehta, kujtojmë se ai u bë i njohur nga historia e dashurisë me Adelajdën.

Historia e tyre është komentuar gjatë si një nga dashuritë më origjinale dhe më të ndjera të një reality-show.

Go to TOP