Arjola lë shtëpinë një hap larg finales
Për Arjolën është ndërprerë zyrtarisht rrugëtimi i saj në ‘’Big Brother Vip’’.
Shumë pranë finales, Arjola ndërpret sot eksperiencën nga e cila mori shumë emocione.
Edhe pse nuk e çoi sot rrugëtimin deri në fund Arjola rrëfen se nuk ndihet keq pasi ëndrrën e saj e bëri realitet.
‘’Nuk më vjen keq pasi ‘Top Channel’ ma realizoi ëndrrën. Atë finale e meriton absolutisht dikush që ka dhënë shumë për atë lojë dhe ka ditur të jetë lojtar’’,- tha Arjola.
Arjola gjithashtu shprehet se nuk do të donte të ndryshonte asgjë në eksperiencën e saj.
‘’Është e vështirë të jesh grua dhe nënë në nevojë. Unë doja të jepja historinë time për t’i thënë grave që jam një prej jush. Unë nuk jam stratege, dhe e dija që nuk do ta fitoja dot’’,- shtoi ajo.
