Rusia dhe SHBA-ja përplasen në OKB për situatën në Ukrainë

Ka pasur përplasje midis të dërguarve rusë dhe amerikanë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi SHBA-ja thirri një takim për të diskutuar mbi grumbullimin e trupave të Moskës në kufijtë e saj me Ukrainën.

Sipas BBC, ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield tha se mobilizimi ishte më i madhi që Evropa kishte parë në dekada.

Në anën tjetër, homologu i saj rus akuzoi SHBA-në për nxitje të histerisë dhe ndërhyrje të papranueshme në punët e Rusisë.

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë premtuar sanksione të mëtejshme nëse Rusia pushton Ukrainën.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Lis Truss tha se legjislacioni po përgatitej që do të vë në cak një gamë më të gjerë individësh dhe biznesesh pranë Kremlinit se sa është e mundur aktualisht.

Një zyrtar amerikan tha se sanksionet e Uashingtonit nënkuptonin se individët pranë Kremlinit do të shkëputeshin nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Rusia ka vendosur rreth 100 mijë trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufijve të Ukrainës. 

Go to TOP