Vdekja misterioze e Mehmet Shehut/Dalin fotot e pazbuluara më parë, nga gota me lëng te këpucët në fund të shtratit
Duke i parë nga afër fotot bie në se te këmbët e krevatit, bashkë me pantoflat shihen edhe këpucët çka duket e çuditshme për një njeri që ndodhet në dhomën e tij të fundit.

Gjithashtu aty shihet edhe telefoni dyshifror me të cilin komunikonte me një numër të vogël të drejtuesve komunistë. Foto e bërë publike në emisionin ‘Opinion’ tregojnë edhe komodinën në të cilën shihet një gotë, një filxhan dhe një termus, ndërsa është folur edhe për një gotë me një lëng të verdhë që nuk u ekzaminua kurrë dhe që nuk figurojnë të jenë ekzaminuar.

