Një grua e ndaluar i vë flakën qelisë në Ferizaj
Një grua që po mbahej në paraburgim në stacionin policor në Ferizaj, ua ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave që ishin në qeli.
Mësohet se 36 vjeçja u ndalua të premten nën dyshimin se kreu veprën penale “Kallëzim apo lajmërim i rrejshëm.”
I.N tashmë është e njohur për organet e rendit meqë e njëjta ka disa kohë që e denoncon bashkëshortin, kinse për ushtrim të dhunës fizike ndaj saj. Këtë, njësojë si policët, e mohoi edhe burri me të cilin janë të martuar që 13 vjet.
Ai tha se bashkëshortja është e sëmurë psiqikisht dhe disa herë ka qenë në vizitë tek psikiatri por që nuk ka vazhduar me terapinë që i është dhënë, andaj kohë pas kohe ka pasur sjellje arrogante.
