Pas bashkëbisedimit online me demokratët, Rama del në pazar
Pasi mbajti një bashkëbisedim online me demokratët në Facebook, kryeministri Edi Rama doli për pazar.
Ai, me statuset e tij krejt unike, bëri shaka e la të nënkuptohet se këtë punë e bëri me urdhër të ‘shefit’.
“Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate”, ka shkruar ai bashkangjitur një fotografie ku shihet duke blerë domate.
Edi Rama diskutimin virtual me demokratët e bëri një ditë pas protestës të dhunshme që u zhvillua në selinë e PD-së.
Pas statuseve ironike ditën e djeshme për situatën e krijuar në PD, Rama sot Rama ka thënë se të dy liderët e kësaj partie janë fajtorë dhe se ishin të gatshëm për të kryer gjakderdhje.
Madje, ai mori rolin e ndërmjetësit e tha se është i gatshëm të ndihmojë.
“Politika nuk është dhe s’mund të jetë logjikë e forcës, por logjika e forcës. Nuk mund të katandiset politika në një luftë me çekiçë e fikëse zjarri syve. Ju lutem demokratëve t’iu varin teneqen të dyve dhe të gjejnë rrugën për të shpëtuar PD. Unë jam i gatshëm t’i ndihmoj, në çfarëdo qoftë”.
I pari i Shqipërisë tha se nuk i interesojnë votat e elektoratit të djathtë, pasi sipas tij i ka mundur dhe i mund prapë edhe Sali Berishën edhe Lulzim Bashën bashkë.
