Luani i detit shpëtohet nga autostrada e San Diegos, disa kilometra larg oqeanit
Policia dhe shpëtimtarët e kafshëve iu përgjigjën një thirrje në autostradën e San Diegos, ku u vu re një luan deti duke u përpjekur të kalonte rrugën disa kilometra nga bregu më i afërt.
Patrulla e Autostradës së Kalifornisë (CHP) tha se disa makinat ndaluan në rrugë dhe kalimtarët drejtuan trafikun për të lejuar luanin e detit të kalonte në ndarjen qendrore.
Oficerët e CHP-së mbërritën në vendngjarje dhe e mbajtën kafshën të sigurt nga trafiku ndërsa prisnin një ekip shpëtimi nga Sea World.
Jeni Smith, një mbikëqyrëse me programin e shpëtimit në Sea World San Diego, tha se luani i detit ishte disa milje larg oqeanit. Ajo tha se është e rrallë të shohësh një kafshë të tillë kaq larg nga uji, shkruan Upi, transmeton Klankosova.tv.
Smith deklaroi se shpëtimtarët nuk janë të sigurt se si luani i detit përfundoi në autostradë, por ata besojnë se mund të jetë e njëjta kafshë e parë diku tjetër kohët e fundit.
Smith tregoi se kafsha po dërgohej në Sea World për ekzaminim dhe rehabilitim për një lirim eventual.
“Kjo ka ndodhur disa herë më parë, por kurrë, me sa di unë, kurrë kaq larg,” tha Smith.
