Policia në Ferizaj me fushatë vetëdijësuese “Festo me zemër , jo me armë”

Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim edhe me organizatën “Kuvendi i të rinjve të Ferizajt”, kanë shpërndarë fletëpalosje, të cilat përmbanin këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata ti marrin masat e nevojshme që festat e fundvitit të kalojnë pa incidente .

Në njoftimin e policisë, thuhet se pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme,  ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fundvitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.

“Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :

Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj.

Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit.

Përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim (Poligon).

Personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt.

Përdorimi i fishekzjarrëve është i rrezikshëm për fëmijë.

Ndezja e fishekzjarrëve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Go to TOP