“Jam shumë i lumtur që të kam takuar”, përqafime dhe puthje mes Donaldit dhe Beatrix

Pas spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP, banorët duhet të zgjidhnin dy persona për befasinë që ‘Vëllai i Madh’ kishte përgatitur.

Ata vendosën për prezantuesin Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj, gjersa dyshja më pas po shijonin në oborr një darkë romantike e po flisnin për marrëdhënien e tyre.

Duke qenë se ditëve të fundit është parë një afrimitet i madh në mes tyre, ata filluan t’ia shprehnin ndjenjat njëri-tjetrit.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Aktori nga Vlora ka shprehur hapur se është i lumtuar që e ka takuar ndonëse ndodhet në një situatë të vështirë.

“Jam shumë i lumtur që të kam takuar, me të vërtetë. Po më duket shumë e çuditshme e gjithë situata”, ka thënë Veshaj kurse Ramosaj menjëherë pas fjalëve të moderatorit shtoi: “Faleminderit shumë që më ke bërë të ndjehem shumë mirë”.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

“Kisha shumë frikë të flisja. O Zot i madh. Shumë frikë se ki iden. Mendoja, si mund të ishin llogaritë”, ka thënë më tej Beatrix.

Të njëjtit u kritikuan mjaft shumë për raportin e krijuar, pasi Donaldi në fillim të programit u ndesh në një situatë tjetër me prezantuesen Bora Zemani.


Go to TOP