Antony Blinken i kthen përgjigje kongresmenit për “Non Grata-n” e ish-kryeministrit/ Gazetari nga SHBA, Robert Papa flet për informacionin sekret që ka fundosur Sali Berishën

Para disa ditësh është publikuar një kërkesë e përsëritur e kongresmenit Lee Zeldin ndaj sekretarit të shtetit Antony Blinken, i cili i ka kërkuar shpjegime për procesin që ka ndjekur departamenti i shtetit për vendimin e marrë ndaj Berishës.

Lidhur me këtë, gazetari nga SHBA, Robert Papa, tha se sipas letrave të bërë publike, ka një përgjigje për zotin Zeldin që më 22 qershor, por kongresmeni insiston sërish për një përgjigje nga Departamenti i Shtetit.

“Zeldin i është thanë hajde shikoje dosjen, por letra që i është dhënë ka një përgjigje të mefshtë. Ka vetëm një detaj, informacionet mund të jenë të klasifikuara dhe të deklasifkuara, mund të ketë informacion sekret që mund të akuzoj Berishën për korrupsion, por edhe sikur të jetë kongresmeni Zilden është një person i njohur dhe duhet ti jepej përgjigje, por kongresi është i detyruar të përgjigjet. Blinken nuk ka denjuar të përgjigjet”, tha Pap për MCN Tv.

Go to TOP