Hiqet reklama e vendosur mbi muralin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë

Rreth tri javë më parë figura e artistes së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha u ‘rijetësua’ në Prishtinë përmes një punimi të veçantë artistik.

Artistët e ‘Mural Fest Kosova’ kanë realizuar një mural të veçantë në dedikim të interpretueses së hitit “Baresha”.

Murali i punuar në një objekt në rrugën “Qazim Hoxha” u vendos në qendër të kryeqytetit, por reklama e një biznesi nuk ka hezituar që të vendoset pikërish mbi këtë mural.

Foto: Lebibe Topalli/Facebook

Lebibe Topalli, drejtoresha ekzekutive e “Mural Fest Kosova”, ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku shihej reklama e një biznesi e vendosur sipër muralit.

Por, në vendi e ngjarjes më vonë gjatë ditës së sotme janë parë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, të cilët kanë hequr reklamën e biznesit.

Foto: Lebibe Topalli/Facebook

Ndërkohë, në një intervistë, Pranvera Sylejmani, si një nga autoret e këtij murali ishte shprehur se punimi i Nexhmije Pagarushës, vjen pas atij të Rita Orës që artistët e ‘Mural Fest Kosova’ realizuan në Ferizaj muaj më parë. 

Go to TOP