Estrada shqiptare reagojnë në rrjete sociale pas aksidentit tragjik në Bullgari

Ngjarja tragjike e cila u mori jetën 45 personave nga Maqedonia e Veriut ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjete sociale.

Sot ka ndodhur një aksident në Bullgari nga i cili humbën jetën 45 persona.

Autobusi në të cilin po udhëtonin thuajse plotësisht udhëtarë shqiptare po kthehej në Maqedoninë e Veriut nga një ekskursion në Turqi.

Reagime të shumta pati në lidhje me ngjarjen tragjike e cila ka prekur jo vetëm shqiptarët por edhe vendet fqinjë.

Estrada shqiptare gjithashtu ka hyrë në rrjete sociale për të shprehur ngushëllimet e tyre dhe keqardhjen për këtë ngjarje të kobshme.

Ndër ta ishin edhe Kejvina Kthella, Arta Elezaj, Ganimete Abazi.

Ndërsa disa minuta më parë Qeveria e Maqedonisë ka shpallur 3 ditë zie.

Go to TOP