Robert Lewandowski shënon super gol me gërshërë ndaj Dinamo Kievit

Robert Lewandowski nuk e ka ndërmend ta ndalet këtë sezon, duke vazhduar me gola.

Zhvillohej minuta e 14-të, kur polaku me një goditje të bukur me gërshërë shënoi për 1-0.

Ky ishte goli i nëntë në këtë edicion në Ligën e Kampionëve për sulmuesin e njohur.

Fusha në këtë ndeshje është e mbuluar me borë, pas reshjeve të shumta.

Bayern Munich e ka siguruar kualifikimin tutje, pasi deri para kësaj ndeshje kishte 12 pikë.

Go to TOP