Publikohet “Family”, Bebe Rexha duket e mrekullueshme në klipin e ri me David Guettan, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, është publikuar të martën klipi “Family” i artistëve të famshëm: David Guetta, Bebe Rexha, Ty Dolla $ign dhe A Boogie Wit da Hoodie.

Kënga e cila ka qenë deri më tani e publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio, është shoqëruar tashmë edhe me një klip të veçantë dhe plot ngjyra, i cili i përshtatet këngës.

Ashtu si thuajse në çdo paraqitje tjetër, këngëtarja shqiptare është shfaqur mjaft atraktive në videon muzikore të kësaj kënge, duke bërë për vete shikuesit me pamjen e saj.

Foto: David Guetta/YouTube

“Familja është gjithçka për mua. Ndonjëherë gjen miq që bëhen familja jote, dhe kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë kjo këngë. Ndarja e kësaj eksperience me David Guetta, Ty Dolla $ign dhe A Boogie With A Hoodie e bëri atë edhe më të veçantë”, ka thënë Bebe Rexha në lidhje me këngën në fjalë.

Rexha ka bashkëpunuar edhe më parë me DJ-në e njohur David Guetta në këngët “Say My Name” dhe “Hey Mama”.

Të dy këto bashkëpunime kanë rezultuar të suksesshme pasi “Say My Namye” numëron afro 870 milionë klikime, ndërsa “Hey Mama” ka tejkaluar shifrën e 1.4 miliardë.

Ky vit ka qenë relativisht i suksesshëm për artisten me origjinë shqiptare, pasi sivjet ajo publikoi edhe albumin e saj të dytë në karrierë, me titull “Better Mistakes”.

Kopertina e albumit “Better Mistakes 

Go to TOP