Këngëtarët e estradës tregojnë se a kanë përgatitur këngë për 28 nëntor
28 nëntori është festë për të gjithë popullin shqiptar.
Kjo festë natyrisht se festohet edhe nga artistët e estradës të cilët i dedikojnë projekte muzikore.
Ndërkohë, edhe këtë vit nuk do të mungojnë këngët për datën historike të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e cila feston 109 vjetorin.
Këngëtari i mirënjohur, Afrim Muqiqi në një prononcim tha se do ketë si zakonisht dhe jo vetëm një por disa këngë.
“Si gjithë, ka disa këngë”, tha ai.
Tutje, këngëtarja Shyhrete Behluli, zbuloi se është në finalizim të këngës për festën e 28 nëntorit e gjithashtu shtoi se ka disa projekte ku njëra nga to do jetë edhe me vajzën e saj, Ëngjëllusha Salihun.
“I kam projektet që veç po i publikoj gjatë muajit nëntor e jam në përgatitje të këngës për festë nëse arrij me e realizu. Përveç bashkëpunimit me Fatmira Breqanin që u publiku tash, tjerat me Engjin po dhe solo”, përfundoi Shyhrete Behluli.
Arian Agushi i njohur si Gold AG në estradë, ka javë që ka paralajmëruar se do e publikojë një projekt muzikor për festën e 28 nëntorit e cila do jetë edhe dedikim për djalin e tij, Guerilin i cili edhe mbush një vjetorin e lindjes.
Theksojmë se, kënga mban titullin “Gueril” dhe do lansohet pikërisht me datën 28 nëntor. Në anën tjetër, projekti muzikor i Gold AG do finalizohet edhe me videoklip.
Në vazhdimësi, artisti i mirënjohur shqiptar Malësori ka finalizuar një projekt muzikor me titull “Shqipe”.
Taulant Bajraliu, Afërdita Demaku, Meda, Motrat Mustafa, Gili dhe Burak Vehapi kanë njoftuar se nuk kanë përgatitur diçka të re për këtë vit në shënimin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
