Arsenali konfirmon të rejat e fundit për Granit Xhakën: Ka filluar vrapimin, do të jetë i gatshëm për janar

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, po vuan nga një dëmtim në gju që nga muaji shtator.

Klubi ka dhënë të rejat e fundit në lidhje me gjendjen e mesfushorit shqiptar.

“Gjuri i djathtë. Graniti po vazhdon të bëjë përparim të mirë në rikuperimin e tij nga një dëmtim i ligamentit të gjurit të pësuar më 26 shtator”.

“Graniti tani po vrapon dhe synimi aktual është që të rikthyer në stërvitje të plotë në janar”, shkruan faqja e Arsenalit.

Topçinjtë kanë ngritur formën në ndeshjet e fundit dhe aktualisht zënë vendin e pesë në Ligën Premier me 20 pikë. 

Go to TOP